Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi u merr jetën edhe 9 personave në Kosovë, 145 raste të reja


Përsëri shifra të rënda nga Kosova. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 të vdekur dhe 145 raste të reja me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Me shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të vdekurëve nga ky virus në Kosovë shkon në numrin 390.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.

Rastet pozitive janë nga: Prishtina 45 raste; Mitrovic a 13 raste; Peja 10 raste; Lipjani 8 raste; Prizreni 7 raste; Ferizaj 7 raste; Drenasi 6 raste; Gjilani 6 raste; Skenderaj 6 raste; Gjakova 5 raste; Malisheva 5 raste; Vushtrri 5 raste; Podujeva 4 raste; Suhareka 4 raste; Viti 4 raste; Klina 2 raste; Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *