Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i PD-së për krizën në kufi: Testim 24 orë falas për emigrantët shqiptarë



Partia Demokratike ka një propozim për zgjidhjen e krizës së krijuar në kufirin me Greqinë.

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, kërkon nga qeveria që të aktivizojë të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike dhe të kryejë testime direkte 24 orëshe PCR në pikat kufitare.

Shehu thotë se ky duhet të jetë propozimi i parë i palës shqiptare kundrejt asa greke. Më pas ai shton se duhen edhe në shkallë kombëtare të paktën 2500 teste ditore por edhe mijëra teste serologjike.

DEKLARATA E SHEHUT

Rama i deshtuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”!
Situata ne perkeqesim aty, qe ka si arsye keqmernaxhimin e pandemise prej tij duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afatgjate e jo vetem per 24 ore!

Nje nga shkaqet kryesore te kesaj eshte numri i ulet afrikano Qendror i testimeve dhe bllokimi me dhune si talebanet i laboratoreve per shume muaj, duke krijuar nje dem te pallogaritshem ne nivelin shendetesor dhe izolimin e vendit, qe, tani, duhet kohe per t’u rikuperuar.

Sidoqofte se paku per te stabilizuar disi gjendjen ne kufirin me Greqine, Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence dhe ne marreveshje me palen greke:
—Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.

Ky duhet te jete propozimi i pare i yni ndaj pales greke, e cila cdo dite po realizon per shqiptaret ne kufi me shume testime sesa shteti yne ben ne te gjithe vendin, pikerisht per te permiresuar gjendjen aktuale e per te filluar lehtesimin e regjimit te kalimit te qytetareve tane ne teresi jo vetem drejt Greqise, por me tej dhe vendeve te tjera.

—Gjithashtu eshte i domosdoshem edhe realizimi ne nivel vendi minimalisht te 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, pervec disa mijera serologjike.
Rama nuk mund te fshehe pergjegjesite e tij. Gjendja nuk permiresohet duke u sjelle si nje “ufo” i sapoarritur ne Shqiperi, as si “struci”, apo vetem duke ju lutur pales greke ne keto momente shume te veshtira per sot dhe per neser.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *