Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në raportin e përditshëm lidhur me koronavirusin e ri, në vend kanë humbur jetën tre persona lidhur me Covid-19.
Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana dhe një nga Elbasani. Për sa u përket rasteve të reja të zbuluara, ato janë 120 të tilla.
Në dy spitalet covid në vend po trajtohen 125 pacientë ndër të cilët 15 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.