Protestat antiqeveritare nuk janë zbutur në Bjellorusi teksa dhjetëra mijëra persona morën pjesë në protestën e së dielës në kryeqytetin Minsk.
Disa orë më parë, në qytet iu mbajt një tubim proqeveritar. Tubimet vijnë një javë pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, ku presidenti Lukashenko fitoi një mandat të gjashtë me 80% të votave sipas autoriteteve.
Ndërkohë opozita nuk i njeh zgjedhjet pasi e akuzon Lukashenkon për manipulimi e tyre. Protestat janë shoqëruar me përplasje mes qytetarëve e policisë.
Presidenti i hodhi poshtë të gjitha thirrjet për të rishikuar rezultatet e zgjedhjeve ndërsa mori pjesë në tubimin proqeveritar. Ai tha se nuk do përkulej përballë presionit sepse duke bërë kështu do të nënkuptonte braktisjen e vendit të tij.
Në miting para selisë së qeverisë në Minsk, Lukashenko u kërkoi mbështetësve të tij ‘të mbronin vendin, pavarësinë dhe familjen’.