Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Trump po konsideron faljen e Edward Snowden


Presidenti amerikan Trump tha të shtunën se po konsideron faljen e ish-specialistit të sigurisë kombëtare, Edward Snowden, i cili është prej vitesh në Rusi, duke shmangur akuzat ndaj tij për dhënien e informacionit lidhur me një program të mbledhjes së të dhënave të telefonave celularë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të quajtur PRISM.

Snoëden e zbuloi informacionin për gazetarët amerikanë, duke përdorur anëtarët e ekipit të Wikileaks në vitin 2013, duke zbuluar se NSA (National Security Agency-Agjencia e Sigurisë Kombëtare) po mblidhte të dhëna të ndryshme, si vendndodhjen, kohëzgjatjen dhe informacione të tjera jo specifike për telefonatat nga celularët amerikanët, duke krijuar një bazë të dhënash masive të krijuar për të zbuluar kërcënimet e terrorit.

Programi PRISM asnjëherë nuk prodhoi rezultate. Sipas raporteve më të fundit, megjithëse administrata Trump, si administrata Obama para tij, ka riautorizuar programin, programi për mbledhjen dhe analizën e të dhënave në pjesën më të madhe ishte shumë i pavolitshëm për të qenë i vlefshëm.

Trump u tha gazetarëve në fund të javës së kaluar se ‘ka shumë njerëz që mendojnë se Snoëden nuk po trajtohet në mënyrë të drejtë’ dhe vijoi të shtunën me komente që sugjerojnë se ai dhe administrata e tij po shqyrtojnë faljen e tij, megjithëse Snowden teknikisht nuk është përballur ende me akuza.

“Unë do e shoh këtë çështje.” – tha Trump.

“Duket se shumica mendon kështu.” –  shtoi Trump, duke shpjeguar përçarjen e publikut lidhur me veprimet e Snowden.

 “Shumë njerëz mendojnë se ai duhet të trajtohet disi ndryshe. Dhe njerëzit e tjerë mendojnë se ai bëri gjëra shumë të këqija.”

Ky është një ndryshim drastik nga qëndrimi i Trump në 2013 për këtë temë, kur ai tha se Snowden ishte ‘një spiun që duhet të ekzekutohej’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *