Eliminimi i turpshëm në Ligën e Kampionëve pas humbjes 8-2 ndaj Bajernit në çerekfinale është një kambanë alarmi për Barcelonën.
Klubi pritet të nisë një revolucion për t’u ringritur sërish dhe i pari që pritet të largohet është trajneri Setien.
Ndër emrat që mund ta zëvendësojnë ka dalë së fundmi edhe ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Alegri.
Edhe argjentinasi Mesi është drejt largimit dhe nuk pritet që ta rinovojë kontratën që skadon në vitin 2021. Sipas mediave sportive spanjolle, ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga Barcelona, por klubi spanjoll e ka mohuar me forcë një lajm të tillë.