Disa pronarë e administratorë lokalesh ku zhvillohen dasma janë gjobitur nga policia, pasi sipas saj, kanë shkelur rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë Covid-19.
Në Shkodër është gjobitur një 25-vjeçare, administratore e një lokali dasmash pasi u mbylli dyert e lokalit policëve që shkuan për kontroll.
E reja me iniciale E.N., është proceduar më gjendje të lirë ndërsa lokali është gjobitur me 10 milionë lekë gjobë.
Në Korçë janë gjobitur tre lokale e restorante në lagjen numër 1 të qytetit dhe në rrugën Korçë-Bilisht. Ndërsa në Pogradec është gjobitur një subjekt në lagjen numër 2 të qytetit.
“Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:
Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;”
Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.