Vendosni fjalën kyçe....

Preket nga murtaja një person në Kaliforni, autoritetet thirrje për kujdes


Zyrtarët shëndetësorë në Kaliforni, SHBA, kanë raportuar se një banor i Lake Tahoe është prekur nga murtaja, duke shënuar rastin e parë në shtet në gjysmë dekade.

Personi në fjalë po mjekohet në shtëpi. Besohet se personi ishte infektuar nga një plesht ndërsa shëtiste qenin, tha në një deklaratë Agjencia e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore e Qarkut El Dorado.

Individi po mjekohet nga profesionistë mjekësorë, por nuk ka nevojë për shtrimin në spital. Një hetim mbi çështjen është ende në vazhdim.

Sëmundja e pazakontë, por potencialisht vdekjeprurëse, zakonisht transmetohet nga pleshtat që gjenden tek ketrat e infektuar dhe brejtësit e tjerë në natyrë. Murtaja mund të mjekohet me antibiotikë nëse zbulohet në një fazë të hershme.

Shteti ka disa vite pa një rast të pohuar të murtajës. Herën e fundit që sëmundja u zbulua në vitin 2015, përfshiu dy persona që e morën sëmundjen në Parkun Kombëtar Yosemite. Të dy personat në fjalë u shërua plotësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *