Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta lidhur me Covid-19 ish-kryebashkiaku i Lushnjës, po kurohej në Turqi


Ka ndërruar jetë lidhur me Covid-19 ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Albert Sanxhaku.

Mësohet se ky i fundit po kurohej në Turqi prej disa javësh por nuk ka mundur të mbijetojë, raporton Shqiptarja.com.

Sanxhaku ka qenë kryebashkiak i Lushnjës në vitet 2007-2011 ndërsa vitet e fundit ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë e Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Lidhur me koronavirusin e ri ka ndërruar jetë edhe vëllai i biznesmenit Ylli Ndroqi. Siç raporton Ora News, Lulzim Pasmaçiu, ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku po kurohej prej disa ditësh.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare ndërsa prej 29 vitesh mbante postin e koordinatorit në kompaninë e ‘Yldon Media Group’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *