Ditën e djeshme, avionët ushtarakë izraelitë e gjermanë kanë kryer një fluturim të përbashkët në Gjermani. Kjo është e hera e parë që diçka e tillë ndodh.
Avionët fluturuan në vendin e masakrës së ndodhur në Lojërat Olimpike të Mynihut në shtator të vitit 1972, ku mbetën të vrarë 11 anëtarë të ekipit izraelit dhe një polic gjerman.
5 nga anëtarët e grupit ‘Black September (Shtatori i zi)’ u vranë në vendin e ngjarjes ndërsa 3 të tjerë u arrestuan.
Po kështu avionët luftarakë fluturuan edhe mbi skajin e qytetit Dachau, ku nazistët themeluan kampin e tyre të parë të përqendrimit për kundërshtarët politikë në vitin 1933.