Dy persona u arrestuan të mërkurën pasdite pasi hodhën fletushka dhe bojë të kuqe përpara ambasadës turke në Athinë.
Nuk ishte e qartë se për çfarë po protestonin dy të dyshuarit, të dy shtetas të huaj.
Incidenti ndodhi jashtë ambasadës, në cepin e Rrugëve Vasileos Georgiou dhe Rigilis.
Të dy të dyshuarit do të dalin para prokurorit raporton Ekathimerini.
Incidenti vjen në një moment kur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta lidhur me çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Mesdheun Lindor.