Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite nuk pranon marrëveshje me Izraelin pa u arritur paqja me Palestinën


Arabia Saudite përjashtoi sot normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin përpara përfundimit të një marrëveshjeje paqeje mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, duke refuzuar kështu të ndjekë shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Është e domosdoshme të arrihet një paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve, në bazë të marrëveshjeve dhe rezolutave ndërkombëtare, përpara normalizimit të marrëdhënieve midis Riadit dhe shtetit hebre”, vlerësoi në një deklaratë të parë zyrtare, për këtë marrëveshje, kryediplomati saudit Faisal ben Farhane.

“Sapo të ndodhë kjo, gjithçka do të jetë e mundur”, shtoi princi Faisal në një konferencë për shtyp në Berlin, duke përsëritur pozicionin saudit për këtë çështje, shkruan BBC.

Në vitin 2002, Arabia Saudite ndërmori iniciativën e një plani arab për paqen, i cili parashikon kthimin e Izraelit në kufijtë e vitit 1967 dhe krijimin e një shteti palestinez, kundër njohjes së shtetit hebre nga vendet arabe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *