Vendosni fjalën kyçe....

Koeman në konferencën e parë për shtyp: Mesi më i miri, s’e di nëse do arrij ta mbaj


Trajneri i sapoemëruar i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka shprehur qartë admirimin e tij për Lionel Mesin në konferencën e tij të parë për shtyp me ekipin e tij të ri dhe thotë se ka besim se argjentinasi do zgjedhë të qëndrojë me klubin.

Për herë të parë në karrierën e tij te Barcelona, ​​raportet e kanë lidhur Mesin me shumë me largimin nga klubi sesa qëndrimin te ekipi ku është rritur që kur ka qenë fëmijë.

Krisjet e marrëdhënieve mes lojtarit e klubit kanë kohë që përfliten por sidomos pas humbjes së fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Bajernit të Mynihut, ato kanë dalë në sipërfaqe.

“Nuk e di nëse do më duhet ta bind Mesin. Unë nuk e di nëse ai do qëndrojë apo do largohet. Mesi është lojtari më i mirë në botë dhe ju e dëshironi atë në ekipin tuaj, jo të jetë kundërshtari juaj.” – tha ndër të tjera Koeman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *