Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë e Zelandës së Re kundër qeverisë: Bllokimi i parë për Covid-19, i paligjshëm


Gjykata e Lartë e Zelandës së Re ka vendosur se bllokimi i parë nëntë ditor i vendit, lidhur me Covid-19 nga 26 marsi deri në 3 prill ishte i paligjshëm, pasi shkelte të drejtat dhe liritë e njerëzve pa një bazë ligjore.

Gjykata e Lartë e Zelandës së Re vendosi të mërkurën se urdhrat për t’u mbyllur në shtëpi, nën kërcënimin e dënimit, ishin në shkelje të lirive civile pasi avokati Andreë Borroëdale nisi një padi kundër qeverisë në korrik.

Një panel prej tre gjyqtarësh hodhi poshtë një numër ankesash të lidhura me çështjen në fjalë, por pranoi se autoritetet duhet ta kishin shkruar urdhrin në ligj para se të përdornin kërcënimin e ndalimit policor për të mbajtur njerëzit brenda.

“Ndërsa nuk ka dyshim se kërkesa ishte një përgjigje e nevojshme, e arsyeshme dhe proporcionale ndaj krizës Covid-19 në atë kohë, kërkesa nuk ishte e paraparë me ligj dhe prandaj ishte në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për të Drejtat e Zelandës së Re.” – thuhet në aktvendim.

Kryeministrja Jacinda Ardern, urdhëroi që qytetarët të qëndronin në shtëpitë e tyre më 23 mars, por raportohet që legjislacioni nuk ishte shkruar në ligj deri më 3 prill.

Prokurori i Përgjithshëm David Parker u përpoq të minimizojë rëndësinë e aktvendimit, duke thënë: “Ne gjithmonë mendonim se vepronim ligjërisht gjatë gjithë rrugës”

Sidoqoftë, megjithë përpjekjen e Parker dhe Ardern, vendimi mund të sjellë probleme për qeverinë, pasi çdokush i arrestuar ose i dënuar nga 26 marsi deri në 3 prill si rezultat i urdhrave të bllokimit mund të bëjë një ankesë.

Zelanda e Re ka shtyrë zgjedhjet e saj të përgjithshme, ka miratuar një ligj që lejon kontrollin pa leje të pronave nga policia ndërsa kryeministrja Ardern ka thënë hapur që njerëzit do të detyrohen të qëndrojnë pafundësisht në ‘hotelet e izolimit’ të mbrojtura nga ushtria, përveç nëse ata pranojnë të testohen lidhur me Covid- 19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *