Vendosni fjalën kyçe....

“Përfitoi 200 milionë lekë tendera me kompaninë e tij private” – Paditet në SPAK, Blendi Gonxhe (Video)


Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe do të paditet në SPAK me akuzën e përfitimeve të paligjshme.

Padia do bëhet nga aktivistët e Nisma#Thurje që njoftojnë se padia do dorëzohet në orën 11:30 të ditës së sotme.

Në postimin e Nisma#Thurje thuhet se pasurimi në mënyrë të paligjshme dhe pandëshkueshmëria ndaj zyrtarëve që tallen me qytetarët duhet të marrë fund.

Pas dorëzimit të padisë, përfaqësuesi i Nisma#Thurje tha se Gonxhe ka përfituar para nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanive të tij apo partnere me të.

“Vetëm në vitet e fundit, kompania ‘Albarent’ e Blendi Gonxhes ka përftitar tendera në vlerën 200 milionë lekë. Ekziston dyshimi i ligjshëm se z. Gonxhe i ka përfituar këto para nga ndikimi i paligjshëm si zyrtar i lartë i shtetit.” – tha ndër të tjera përfaqësuesi i Nisma#Thurje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *