Policia rrugore ka zhvilluar kontrolle të shumta gjatë 48 orëve të fundit në rrugët e vendit. Sipas njoftimit, në këtë aksion kanë marrë pjesë 390 punonjës, 4 dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës civilë.
Në përfundim të këtij operacioni, policia bën me dije se janë ndëshkuar qindra drejtues mjetesh për parakalime të gabuara e shpejtësi mbo normën e lejuar.
137 personave u është heqyr leja e drejtimit për shkak të ecjes mbi normën e lejuar të shpejtësisë ndërsa 49 të tjerëve për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Po kështu 9 drejtues mjetesh janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.