Kryeplaku i një fshati në Dimal u ka vënë zjarrin kullotave në tokën e tij por flakët janë përhapur duke shkaktuar dëme të mëdha.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrevan ku kryeplaku me iniciale L.I., u ka vënë zjarrin kullotave në tokën e tij.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur edhe në fshatin Slanic ndërsa dëmet e shkaktuara llogariten në rreth 500 rrënjë ullinj të djegura e 30 hektarë kullota e pemëtari.