Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Bashës për vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19, qeveria: Do përzgjedhim vaksinën më të sigurt


Ministrja e Shendetësisë, Manastirliu, deklaroi sot se qeveria ka siguruar shumëfishimin e vaksinave falas kundër gripit për kategoritë në nevojë.

Ajo e bëri deklaratën në qendrën shëndetësore të Kombinatit që sipas saj është rindërtuar me standartet më të mira.

Ndërsa shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Bino, tha se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurit kundër Covid-19.

“Akoma nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka nisma. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt.”, tha ajo.

Pak ditë më parë, kreu i PD-së, Basha, i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë vaksinën kundër Covid-19 dhe t’ua mundësojë atë falas qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *