Sevilla është fituese e Ligës së Evropës, duke mundur Interin në finale me rezultatin 3-2.
Zikaltërit hapën serinë e golave të parët me Lukaku i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas spanjollët barazuan me de Jong në minutën e 12 dhe kaluan në avantazh po me de Jong.
Rezultatin për Interin e barazoi Godin në minutën e 36.
Më pas në pjesën e dytë të lojës në minutën e 74 Sevilla shënoi golin e fitores me Diego Carlos.