Një sherr me thikë ka ndodhur në një lokal në Divjakë ditën e sotme ku është plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spolatë. I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K 34-vjeç banues në Gradishtë.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi me iniciale E.T fillimisht u fsheh në një kanal, por më pas u arrestua nga policia.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.