Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në Ersekë, çfarë ka ndodhur sipas policisë

Policia ka dhënë hollësi lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Ersekë ku disa persona u përfshinë në një konflikt për prona.

Sipas bluve, përplasja ka ndodhur mes tre personave në fshatin Starje. Të tre janë plagosur gjatë përplasjes fizike dhe ndodhen në spitalin e Korçës.

Në pranga ka përfunduar personi me iniciale B.C., i cili akuzohet si një nga autorët e dyshuar të përplasjes.

Njoftimi

Më datë 22.08.2020, rreth orës 19:30, shërbimet e Komisariatit Kolonjë kanë marrë njoftim se në fshatin Starje, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve V. A; B. C dhe H. C., si pasojë e të cilit këta të fundit kanë marrë dëmtime fizike me mjete prerëse dhe më pas shtetasi B. C., ka përplasur me mjetin e tij shtetasen H. C.

Të tre këta shtetas aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit Kolonjë, e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit B. C., me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *