Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen parcela me kanabis në Skrapar e Krujë, procedohen disa persona


Disa kryeplesh fshatesh në Krujë e Skrapar janë ndaluar lidhur me kultivimin e kanabisit.

Sipas policisë, në Skrapar janë gjetur parcela me kanabis në fshatrat Usti e Zgërbonjë.

Kryeplaku i fshatit Valë është është ndaluar në flagrancë bashke me një person tjetër ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po kështu në Krujë është janë proceduar penalisht tre persona në fshatin Zall, një prej të cilëve kryeplaku i fshatit pas zbulimit të parcelave me kanabis.

 

Njoftimi i policisë së Skraparit

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve masive në territorin e fshatit Usti dhe Zgërbonjë janë evidentuar dhe goditur raste të tentativës për kultivimim të bimëve narkotike. Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Arrestohet për “Shpërdorim detyre” kryeplaku i një fshati, si dhe proçedohen në gjendje të lirë kryetari i Njësisë administrative, kryeplaku i një fshati tjetër dhe një specialist pyjesh.

Shërbimet e Policisë Skrapar dhe Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar në dy fshatra të territorit Skrapar dhe Poliçan, të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar dhe Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , për rastet e evidentuara në territorin e fshatit Usti.

E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Valë, me detyrë kryeplak i fshatit Valë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimës narkotike”

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative, E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me deryrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Policia ka shpallur në këkrim policor edhe tre shtetas të tjetër të dyshuar si autorë, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije të dhënat të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë së Krujës

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për  kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet pronari i banesës ku u evidentuan të kultivuara disa bimë narkotike, si dhe procedohen penalisht  bashkëshortja e pronarit të banesës dhe kryeplaku i fshatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Zall, Krujë,  përreth një banese , bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K., 52 vjeç, dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, shtetasen I.K., për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatit Zall, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *