Vendosni fjalën kyçe....

TikTok do padisë administratën Trump


Aplikacioni i videove, TikTok, ka pohuar planet për të paditur administratën Trump mbi urdhrin ekzekutiv që ndalon kompaninë të angazhohet në tregti me kompani amerikane.

Ndërsa presidenti Donald Trump ka lëshuar dy urdhra ekzekutiv kundër TikTok javët e fundit, kompania ka pohuar se urdhri i 6 gushtit, i cili ndalon transaksionet me kompanitë amerikane, të parashikuara për mesin e shtatorit, shkel të drejtat e tyre, sipas CNBC.

“Edhe pse ne nuk pajtohemi fort me shqetësimet e administratës Trump, për gati një vit ne kemi kërkuar që të angazhohemi me mirëbesim për të siguruar një zgjidhje konstruktive.” – tha një zëdhënës për CNBC.

“Ajo që ne kemi hasur ishte mungesa e procesit të duhur, pasi administrata nuk u kushtoi vëmendje fakteve dhe u përpoq të futej në negociatat mes bizneseve private. Për të siguruar që mbizotëron sundimi i ligjit dhe që kompania jonë dhe përdoruesit të trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse ta kundërshtojmë Urdhrin Ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor.” – tha zëdhënësi i kompanisë kineze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *