Pavarësisht përplasjeve në radhët e BDI-së lidhur me emrat e ministrave Bujar Osmani e Artan Grubi, kreu i kësja partie, Ali Ahmeti, nuk ka ndërmend të ndryshojë emrat e propozuar për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut nga radhët e forcës politike që drejton.
Artan Grubi do të jetë ministër për Sistem Politik, ndërsa Bujar Osmani do mbajë postin e ministrit të Jashtëm.
Ditët e fundit është raportuar për përplasje në radhët e BDI-së lidhur me dy emrat e lartpërmendur.
Dy nga deputetët e BDI-së e kanë kushtëzuar votën e tyre për qeverinë e re me një post ministri duke vënë në rrezik formimin e qeverisë së re që duhet thënë vjen nga një shumicë e brishtë me LSDM-në.
Dyshja LSDM-BDI ka 62 deputetët nga 120 që ka Kuvendi dhe votat kundër të dy deputetëve të BDI-së vënë në dyshim qeverinë.
Sipas emrave të propozuar deri tani, BDI-ja do ketë 6 ministri e ato janë:
Ministria e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Jashtme – Bujar Osmani
Ministria për Sistem Politik dhe zv/kryeministër i parë, Artan Grubi
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Ekologjisë – Naser Nuredini
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri