Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët rusë që kuruan Navalny-n: Gjermanët na falënderuan që i shpëtuam jetën, s’ka shenja helmimi


Mjekët që e trajtuan fillimisht liderin e protestës në Moskë, Alexey Navalny në Siberi, kanë pohuar se është përtej çdo dyshimi se ata i shpëtuan jetën. Ata shtuan se ekipi gjerman që e mori në dorëzim dhe po e kuron në Berlin u pajtua me këtë vlerësim.

Anatoly Kalinichenko, nëndrejtori në klinikën e urgjencës në Omsk, shpjegoi se ‘helmimi’ ishte një nga dyshimet fillestare kur Navalny arriti atje. Kjo ishte arsyeja pse aktivisti u zhvendos në njësinë e toksikologjisë, tha ai.

“Më vonë morëm rezultatet përfundimtare të testit nga dy laboratorë që nuk gjetën substanca kimike toksike që mund të quhen helme, ose mbetje të tyre.” – tha ai.

Mjeku Alexander Murakhovsky tha se mjekët në Omsk vazhduan taë trajtojnë Navalny-n dhe lejuan transportin e tij në Gjermani vetëm pasi gjendja e tij të ishte stabilizuar.

Murakhovsky tha se se ka marrë një përditësim nga spitali ‘Charite’ në Berlin, duke pohuar se aktivisti mbetet në gjendje të qëndrueshme por serioze.

“Kolegët tanë gjermanë janë shumë mirënjohës dhe gjithashtu nuk kanë dyshime se jeta e pacientit u shpëtua nga ekipi rus.” – tha ai.

Navalny u sëmur papritur teksa ishte në një udhëtim ajror dhe humbi vetëdijen të enjten. Ai u shtrua në spital në Omsk pasi fluturimi i tij nga Tomsk për në Moskë bëri një ulje urgjente në qytet. Ekipi i Navalny-t pohoi shpejt se ai ishte helmuar nga autoritetet ruse.

Ndërkohë sipas mjekëve, Navalny ka pasur një ‘çekuilibër të metabolizmit’, të shkaktuar nga një ‘rënie e shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *