Vendosni fjalën kyçe....

Sfida delikate ndaj serbëve të Crvena Zvezda-s, policia njofton masat për nesër


Tirana do presë nesër serbët e Crvena Zvezda-s në turin e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Bardheblutë arritën një fitore të rëndësishme në Gjeorgji ndaj Dinamos së Tbilisit falë fitores 2-0 e nesër kërkojnë një tjetër sukses.

Policia ka njoftuar planin e masave për këtë përballje delikate që është parashikuar të luhet në orën 20:00 të mbrëmjes së nesërme ne ‘Air Albania’, Tiranë.

Sfida do zhvillohet pa tifozeri, siç luhen të gjitha ndeshjet në futboll për shkak të pandemisë Covid-19. Në stadium do lejohen të futen vetëm personat e caktuar nga ekipet respektive apo FSHF-ja.

Grumbullimi i tifozëve nuk do lejohet as në sheshe e as në mjediset përreth e në rast grumbullimi policia do ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Ndërsa do bllokohen disa rrugë nga ora 18:00 deri në përfundim të ndeshjes e aty nuk do lejohet kalimi i këmbësorëve ap makinave.

Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik, janë rrugët që do bllokohen.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit), e vlefshme për kualifikimin për pjesmarrje në Ligën e Kampionëve, që do zhvillohet më datë 25.08.2020, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit) do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të meren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

  • Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjes.
  • Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *