Vendosni fjalën kyçe....

Abramoviç “zgjidh qesen”, 255 milionë euro për merkaton e Çelsit


Pavarësisht pandemisë Covid-19, presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç nuk ka ndërmend të kursejë në merkato.

Sipas mediave britanike, rusi ka vendosur të shpenzojë rreth 255 milionë euro për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.

Emri i parë në listë është ai  mbrojtësit të Leicesterit, Ben Chilwell. Ky i fundit është shprehur i gatshëm të transferohet në Londër për një shumë që shkon rreth 65 milionë dollarë.

Emra të tjerë që janë afruar më herët nga trajneri Lampard e stafi i ekipit janë sulmuesi Timo Werner (59 milion euro) dhe mesfushori i Ajaksit, Hakim Ziyech (42 milion euro).

Emra të tjerë që pritet t’i bashkohen Çelsit janë mbrojtësi brazilian i PSG-së, Tiago Silva, mbrojtësi i Nicës, Malang Sarr e mesfushori i Leverkusenit, Haverts.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *