Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, do largohet nga Shqipëria pasi i ka përfunduar mandati.
Njoftimin e ka bërë vetë gjermani i cili shkruan se në datën 2 shtator i përfundon mandati. Ai ka qenë ambasador i Gjermanisë në Tiranë e nga vitit 2016, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Borchardt tërhoqi jo pak kritika mbi vete për gjestin fyes ndaj disa qytetarëve në Tiranë duke u nxjerrë atyre gishin e mesit pas thirrjes së tyre ‘Borchardt të të vijë turp’.
Pas ngjarjes e kritikave të shumta në adresë të tij, Borchardt kërkoi ndjesë duke thënë se mbështeste të drejtën e qytetarëve shqiptarë për protesta paqësore.