Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin ka njoftuar se do të heqë fjalët ‘aktori’ dhe ‘aktorja’ në dhëninen e çmimeve në veprimtarinë e tij të radhës, në një përpjekje për të qenë më ‘i ndjeshëm ndaj gjinisë’.
“Ne besojmë se mosdhënia e çmimeve në fushën e aktrimit sipas gjinisë përbën një sinjal për një ndërgjegjësim më të ndjeshëm ndaj gjinisë në industrinë e filmit.” – thanë të hënën drejtorët e festivalit, Mariette Rissenbeek dhe Carlo Chatrian në një deklaratë publike.
Fjalë e përdorura do ndryshojnë nga ‘aktori më i mirë’ e ‘aktorja më e mirë’ në ‘performanca më e mirë’.
Ndryshimi do të hyjë në fuqi për festivalin e ardhshëm, i cili është vendosur të zhvillohet në shkurt 2021.
Festivali i Filmit në Berlin është i pari i madh që bëri lëvizjen në fjalë, teksa ai i Kanës e Venecias e japin ende çmimin për aktrimin sipas gjinisë.