Eurokomisionari për Tregtinë, Phil Hogan dha sot dorëheqjen pas shpërfilljes së masave kufizuese antiCOVID-19, njoftoi kreu i kabinetit të tij, Peter Power.
“Po, ai po jep dorëheqjen”, tha një zëdhënës i Hoganit, i cili e ka mohuar se i ka shkelur në mënyrë të vetëdijshme udhëzimet shëndetësore të vendit të tij.
Presioni u rrit kur madje edhe kryeministri irlandez, Micheal Martin tha se ai kishte ofruar narracione të ndryshme rreth lëvizjeve të tij.
Hogan ka qenë subjekt i kritikave të ashpra ditët e fundit, pas pjesëmarrjes në një darkë në vendin e tij, Irlandë, që binte ndesh me rregullat e udhëzuara antiCOVID në vend.