Një gjykatë në Zelandën e Re e ka dënuar vrasësin në masë, Brenton Tarrant, i cili ekzekutoi 51 adhurues myslimanë në një xhami vitin e kaluar, me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, vendimi i parë i tillë i dhënë ndonjëherë në vend.
29-vjeçari Australian më parë pranoi rreth 92 akuza – 51 për vrasje, 40 për vrasje në tentativë dhe një të lidhur me terrorizëm – pas sulmit në 2019 në dy xhami në Christchurch, Zelanda e Re.
Në dënimin e dhënë ndaj Tarrant të enjten, gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Cameron Mander, tha se ashpërsia e krimeve të tij justifikonte dënimin e ashpër.
“Krimet tuaja janë aq të liga saqë edhe nëse do mbeteni në burg derisa të vdisni nuk do të shterojë kërkesat e dënimit dhe denoncimit,” tha gjykatësi ndërsa dha dënimin.
“Me sa mund ta dalloj, ju jeni bosh nga çdo ndjeshmëri për viktimat tuaja.”
Agresori, i cili e transmetoi drejtpërdrejt veprimin në Facebook dhe është përshkruar gjerësisht si një ‘supremacist i bardhë ’në raportet e mediave për shkak të një manifesti në internet të shkruar para sulmit, tregoi pak emocione gjatë vendimit, sipas DW.
Tarant e kishte pushuar ekipin e tij ligjor muajin e kaluar, duke zgjedhur të përfaqësonte veten, por gjithashtu hoqi dorë nga e drejta e tij për të folur gjatë dënimit të tij.