Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh shqiptarëve në Malin e Zi për zgjedhjet e 30 gushtit: Merrni pjesë, mundësi historike


Presidenti Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Në videomesazhin e publikuar na faqen e tij në Facebook, kreu i shtetit thekson se shqiptarët duhet të mbështesin altenativat shqiptare në mënyrë që të rrisin përfaqësimin në parlamentin e Malit të Zi.

Presidenti thekson se shqiptarët duhet të jenë krenarë për kontributin historik dhe për rolin që kanë për të luajtur në të ardhmen.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Basha, u bëri thirrje shqiptarëve në Malin e Zi që të votonin për alternativat shqiptare ndryshe nga kryeministri Rama që zgjodhi të bënte një mesazh për presidentin e vendit fqinj, Milo Gjukanoviç.

Njoftimi

“Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *