Vendosni fjalën kyçe....

Mes vullnetit për të dyshuar e vullnetit për të besuar


Gjithmonë më ka tërhequr matematikani dhe filozofi britanik Bertrand Russell (1872–1970).

Përveçse ishte një arsyetues i shkëlqyeshëm dhe themelues i një shkolle revolucionare, Russell ishte një liridashës që parashikoi se Revolucioni Rus do të përfundonte në mjerim.

Ai ishte një aktivist i cili do të hidhej pas hekurave për mosbindje civile në moshën e 89 vjec.

Autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave dhe dy mijë artikujkush dhe i mbijetuari i një përplasje avioni. Ai gjithashtu ka fituar cmimin Nobel për Letërsi.

Ishte i admirueshëm integriteti i tij intelektual dhe besnikëria e tij ndaj së vërtetës. Russell-i e kuptoi pro- aktivitetin njerëzor për të besuar në atë që na përshtatet, dhe i rezistoi këtij tundimi tërë jetën e tij. Herë pas here, ai dolii kundër rrymës, duke e ditur që do t’i kushtonte shtrenjtë

Në vitin 1959, BBC e pyeti Russell se çfarë këshillash do t’i jepte brezave të ardhshëm. Ai u pergjigj:

“Kur studioni ndonjë çështje ose jeni duke konsideruar ndonjë ide , pyesni veten vetëm cilat janë faktet dhe cila është e vërteta që japin faktet. Asnjëherë mos lejoni arsyetimin tuaj të devijohet nga dëshirat dhe besimi tuaj ‘Asnjëherë mos lejoni që të devijoheni nga ajo që dëshironi të besoni. Asnjë nga bindjet tona nuk është tërësisht e vërtetë; të gjithë kanë të paktën pengesa paqartësie dhe gabimi. ‘Pra, nëse synojmë t’i afrohemi sa më shumë të vërtetës, duhet të ndjekim sigurinë dhe të pyesim veten në çdo hap të rrugës së ndjekur.

Russell-i përdori frazën “Vullneti për të Dyshuar” për t’u vet -vendosur në kundërshtim me një filozof tjetër, një Amerikan me emrin William James (1842-1910).

William James ishte mentori i Theodore Roosevelt, Gertrude Stein, W. E. B. Du Bois, dhe shumë figurave të tjera kryesore të historisë Amerikane. Ai ishte një figurë e dashur. Sipas Russell-it, i cili e kishte takuar, James ishte ‘plot me ngrohtësi e mirësi njerëzore’.

Më 1896, ai kishte mbajtur një fjalim jo për “Vullnetin për të dyshuar”, por “Vullnetin për të besuar”. James pranoi se disa gjëra duhet të merren me besim, edhe nëse ne nuk mund të vërtetojmë se ato janë të vërteta.

Merrni miqësinë. Nëse gjithmonë dyshojmë për njerëzit e tjerë, e garantuar që sjellja jonë karshi tyre do të na bëjë të papëlqyeshëm.

Miqësia, dashuria, besimi dhe besnikëria bëhen të vërteta pikërisht sepse besojmë në to. James e pranonte që besimi shpesh mund të ishte i gabuar por ai argumentonte se “të praktikosh besimin dhe shpresëN ” ishte ime mirë se të praktikosh frikën dhe dyshimin.

Thënë shkurt Russell mëton inteligjencën racionale ndërsa James inteligjencën emocionale.

Mendoj që unë jam ” bekuar” nga dyshimi por do të doja që brezi i ri të bekohej më së shumti nga besimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *