Edhe pse dje në media u njoftua se Milani e sulmuesi Ibrahimoviç kishin arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, lajmi është përgënjeshtruar sot.
Është menaxheri i lojtarit, Raiola, i cili ka shkruar në ‘Twitter’ se suedezi nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin italian.
Siç raportojnë mediat sportive në vendin apenin, klubi kuqezi i ka ofruar sulmuesit suedez 6 milionë euro në sezon ndërsa menaxheri i lojtarit ka kërkuar një kontratë dyvjeçare me 7 milionë euro në sezon.