Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Vlora: Për marrëveshjen detare me Greqinë do respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese


Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se do respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 lidhur me marrëveshjen detare me Greqinë.

Kreu i shtetit e bëri deklaratën nga Vlora, ku mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektoj vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona.” – tha Meta. Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë.

Ditën e djeshme, kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, tha në parlament se Greqia do zgjeronte ujërat territorialë me Shqipërinë duke u zgjeruar nga 6 në 12 milje.

Në një reagim të vonë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë thuhej se zgjerimi i Greqisë nuk ka të bëjë me Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *