Rojet bregdetare italiane kanë publikuar pamjet dramatike të superjahtit rreth 45 metra të gjatë, ‘Lady MM’ të shpërthente në flakë para se të fundosej në Mesdhe.
Superjakti, me vlerë dhjetëra miliona euro, po drejtohej drejt Capri-t në Sardenjë kur mori flakë në orët e para të mëngjesit të së martës.
Stacioni pranë i Rojes Bregdetare Italiane mori një sinjal alarmi në orën 06:00 me kohën vendase, që tregonte se jahti luksoz ishte 50 milje larg Capo Comino, Sardenja.
Një helikopter shpëtimi dhe dy anije patrullimi u dërguan menjëherë, por nëntë anëtarët e ekuipazhit dhe tetë shtetas kazakë në bord kishin braktisur tashmë anijen dhe kishin hipur në një gomone shpëtimi. Ata u dërguan në breg të sigurt.
Trupi i çelikut i anijes dhe superstruktura e aluminit u shkatërruan plotësisht nga zjarri dhe ajo u fundos rreth orës 17:30. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.