Vendosni fjalën kyçe....

Hapet dosja e shkrimtarit Martin Camaj, akuzat për bashkëpunëtor të sigurimit Rama i konsideron shpifje


Ditën e sotme është zhvilluar në Pallatin e Brigatave një event për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për Martin Camaj.

Në ceremoni morri pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili e konsideron si një varrim të dytë akuzat ndaj tij se ka qenë si bashkëpunëtor i UDB-së.

Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish që nuk janë askush kërkojnë të bëhen dikush, duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dykushët, për të cilës De Rada thoshte që e bëjnë veç gostinë e tyre. Prishja e këtij vendi dhe përpjekja e shfrenuar e një lufte pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme. Meriton të luftohet pa u dorëzuar.

Ky është një akt human dhe detyrim i kryer jo vetëm ndaj Martin Camajt, por ndaj shoqërisë. Së bashku me Musine Kokalarin, për të cilën u bë edhe hapja e procesit, ai ishte i fundit trashëgimtar i denjtë i brezit të rilindësve shqiptarë. Ai është në atë tryezën e epërme ku kanë zënë vend krenarët e letërsisë dhe ku nuk ngjiten zhurma e vogla”- tha Rama midis të tjerash.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *