Një grup qytetarësh kanë zhvilluar një tubim kundër asaj që e kanë emërtuar Plandemi, lidhur me pandeminë Covid-19.
Tubimi po zhvillohet në sheshin para Akademisë së Arteve. Në fjalën e tij avokati Altin Goxhaj tha se tubimi i sotëm është për jetën e lirinë kundër plandemisë.
Personat pjesëmarrës kanë firmosur peticionin për transparencë mbi protokollet e ndjekura nga autoritetet shëndetësore.
Goxhaj lexoi një memo me dhjetëra pika të ndara duke theksuar pyetjet për secilën prej tyre.
Pyetjet për transparencën e kërkuar kanë të bëjnë me trajtimin e pacientëve më Covid-19 në vend, terapitë që përdoren për kurimin e tyre.
Çështjet të tjera të theksuara kanë të bëjnë me pacientët që ndërrojnë jetë në spitale, masat e marra për mbrojtjen e personelit mjeëkësor, pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera dhe që janë nxjerrë nga spitalet.
“Në rastet kur pacienti është në gjendje terminale pse nuk i lejohet takimi me familjarët?
A u vihet në dispozicion pacientëve e familjarëve kartela e plotë e të sëmurit me Covid-19?
Cilat janë kurat e protokollet që përdoret për trajtimin e pacientëve më Covid-19 në vend?
A praktikohet kura e gjakut me antitrupa?
Cilat janë protokollet e sigurisë së mjekëve në spitalet covid, urgjencë e mjekët familjarë?
Ku mbahen trupat e të vdekurve me Covid-19?
Si shënohet në kartelat e vdekjes e të sëmurëve me Covid-19?
Çfarë protokolli përdoret për varrosjen e të vdekurve. A ka ndonjë mbështetje financiare nga shteti për rastet përkatëse?
Pacientët që janë shtruar në spital para pandemisë a vijojnë të jenë të shtruar aty apo janë nxjerrë nga spitali?
Si vijon trajtimi i tyre pas daljes nga spitali?
Si trajtohen pacientët që trajtohen me kimioterapi e dializë. Sa është numri i viktimave në radhët e tyre?
Çfarë masash janë marrë për hapjen e shkollave?
Pse kërkojnë të vaksinojnë masivisht popullsinë. Me kë kompani ëstë biseduar për vaksinën e çfarë është diskutuar?
Pse nuk është vaksinuar kurrë më parë e gjithë popullata për gripin sezonal e kërkohet të vaksinohet tani kundër Covid-19.?”