Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku publikon videon: Rama premtoi rindërtimin por shkollat janë ende të rrënuara


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video të Kryeministrit Edi Rama i cili premtonte se shkollat e rrënuara nga tërmeti do rindërtoheshin me fillimin e vitit të ri shkollor.

Por sipas saj akoma dhe sot shkollat gjenden të rrënuara.

“Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin”-shkruan Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *