Vendosni fjalën kyçe....

Spahia: Qeveria asnjë plan për rritjen e numrit të testimeve, mungesë tranpsarence për prejardhjen e tyre


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka kërkuar që qeveria të krijojë një plan për të rritur numrin e testimeve për koronavirusin.

Spahia ka marrë në shembull Italinë e cila pritet të shpenzojë rreth 40 milionë euro për të çuar numrin e testimeve në 300 mijë në ditë.

Sipas Spahisë, qeveria shqiptare nuk ofron transparencë për numrin e testimeve dhe as për prejardhjen e tyre.

Postimi i plotë:

Ndërsa Tirana zyrtare nuk ka as edhe një plan si për shtatorin kur qytetarët do i kthehen punës pas pushimeve e do nisin edhe shkollat, fqinji ynë Italia po përgatitet të zbatojë një strategji ambicioze, që ka në qendër rritjen maksimale të numrit të testimeve për Covid-19, me 300 mijë të tillë në ditë.

Strategjia është pjesë e një plani kombëtar mbikqyrjeje e gjurmimi i Covid-19, i hartuar nga drejtori i institutit të Mikrobiologjisë në Padova, Prof. Andrea Crisanti, ai që njihet si “babai” i strategjisë, “tamponë për të gjithë”. Idetë e Prof. Crisantit janë mirëpritur nga qeveria italiane, e cila i ka kërkuar hartimin e një plani konkret të detajuar, i cili tashmë po diskutohet nga Komiteti teknik shkencor për pandeminë Covid-19.

Plani parashikon 40 milionë euro shpenzim fillestar, plus 1.5 milionë në ditë për menaxhimin e testimeve.
Synimi kryesor është që të kalohet nga 70-75 mijë, diku 90 mijë tamponë në ditë në Itali, në plot 300 mijë tamponë në ditë. Profesor Crisanti vlerëson se kjo rritje e testimeve duhet të kryhet në fazën e ndërmjetme mes kthimit nga pushimet dhe praghapjes së shkollave.

Plani për katërfishimin e tamponëve, kërkon hapjen e laboratorëve të rinj në çdo rajon, me kapacitet testimi, 10 mijë tamponë në ditë dhe të koordinuar nga qeveria, në mënyrë që zbatimi i kësaj strategjie të bëhet në mënyrë homogjene në gjithë Italinë. Propozimi i profesor Crisantit është që të ketë struktura fikse, por edhe të lëvizshme, të pajisura për të kryer tamponët edhe në zona të thella apo të vështira. Këta laboratorë shtesë do përdoren për të rritur mbikqyrjen nëpër shkolla, zyrat publike e në kufi. Për uljen e kostove, prof. Crisanti propozon që reagentët e kiteve të prodhohen në Itali, sic bëhet tashmë në rajonin e Padovas.

Ky është shqetësim e impenjim për qytetarët! Ky është shfryzëzim i kapaciteteve të ekspertëve për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve! Ky është impenjim serioz, se jeta e qytetarëve është gjëja më e shtrenjt edhe pse me koston më të lartë për një vend!

Fatkeqësisht asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri! Mungesë transparence, si për numrin e testeve, prejardhjen e tyre, kushtet e kapacitetet njerëzore e teknike! Në këtë situatë të mjerë, kemi pseudoekspertë të strukur nën urdhërat politikë, që nuk mendojnë më profesionalisht dhe një qeveri të pabesë me qytetarët e vet!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *