Vendosni fjalën kyçe....

Libani emëron Kryeministrin e ri, Macron vendimtar në zgjedhjen e tij


Në Libanin e futur në krizë të thellë pas shpërthimit të fabrikës në portin kryesor të Beirutit dhe dorëheqjes së detyruar të qeverisë, ditën e hënë pritet të emërohet kryeministri i ri.

Në krye të qeverisë pritet të zgjidhet Mustapha Adibi cili është aktualisht ambasador i Libanit në Gjermani.

Emërimi vjen pas kontakteve nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë 48 orëve të fundit për të negociuar me udhëheqësit libanezë për të rënë dakord për një kandidat, thanë dy zyrtarë të lartë libanezë,

Javën e kaluar, kontaktet midis udhëheqësve libanezë për të rënë dakord për një kryeministër të ri u bllokuan. Një burim tha se roli i Macron kishte qenë thelbësor në arritjen e marrëveshjes për Adib, shkruan Reuters.

Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Hassan Diab u largua në 10 gusht pas shpërthimit në port. Adib ka doktoraturë në drejtësi dhe shkenca politike dhe më parë ka shërbyer si këshilltar i Najib Mikati, ish-kryeministër. Ai ka shërbyer si ambasador në Gjermani që nga viti 2013.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *