Vendosni fjalën kyçe....

Meta vlerëson me tituj të lartë tre historianë


Presidenti Meta ka vlerësuar me tituj të lartë tre historianë në vend.

Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se historianët kanë meritë të jashtëzakonshme për përjetësimin e vlerave e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Vlorës të vitit 1920.

Presidenti Meta tha gjithashtu se ata kaë hedhur dritë mbi të vërtetat e patjetërsueshme të së kaluarës së lavdishme të vendit.

Profesorët e vlerësuar me çmim janë Prof.Muin Çami, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe dhe Prof.As.Dr Bernard Zotaj. Në fund të fjalës së tij Meta tha se trashëgimia e vyer historike, kulturore, patriotike dhe atdhetare e të parëve të mbrohet e promovohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *