Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar për drejtuesit e rinj të zgjedhur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
Bardhi thotë se Rama kërkon që të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë me të njëjtit njerëz.
Me emra të përveçëm ai ka listuar të gjithë drejtuesit në qarqe të PS-së duke i akuzuar si të korruptuar.
Postimi i plotë:
Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë.
Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.
Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët.
Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.
Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.
Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.
Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.
Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.
Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.
Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin.
Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.
Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi.