Para nisjes së vitit të ri akademik, Universiteti Politeknik i Tiranë ka organizuar një tender prej 318 milionë lekësh dhe patur asnjë garues tjetër përballë, fituesi është shpallur pikërisht kompania “Fusha Sh.p.k”.
Objekt i këtij tenderi është “Rikualifikimi i godinave te UPT, Fakulteti i Inxhinierise Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierise Mekanike (20% i kontrates fillestare)”.
Ky tender i cili mban numrin e referencës REF-69899-08-26-2020, ka një fond limit prej 31,941,122 lekësh të reja pa TVSH.
Por sipas të dhënave të publikuara nga APP, rezulton se në garën për fitimin e këtij tenderi ka marrë pjesë vetëm një garues, përkatësisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “FUSHA” SHPK dhe “UDHA” SHPK. Dhe këta operatorë kanë ofruar vlerën 31,875,738 lekë të reja pa TVSH, që është një vlerë fare pranë fondit limit.
Diferenca mes kësaj vlere dhe vlerës së fondit limit është vetëm 650 mijë lekë të vjetra, ose 99,79% e vlerës së fondit limit. Duke mos patur praktikisht asnjë garues tjetër, fituesi edhe një herë tjetër është kompania Fusha e njohur për tenderat e shumtë që ka marrë në veçanti nga bashkia e Tiranës. Kjo sepse që prej ardhjes së Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranë, kompania Fusha ka fituar më shumë se 40 tendera me vlerë më shumë se 40 milionë euro.