Një 78-vjeçar në Krujë është dërguar në spital i plagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe paraprakisht dyshohet se i moshuari me inicialet F.V është vetëplagosur me çifte në banesën e tij në fshatin Borizanë.
78-vjeçari ndohet nën kujdesin e mjekëve në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.