Delegacioni i Kosovës që ka udhëtuar drejt SHBA-së për takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë pritet të prezantojë disa projekte madhore ekonomike.
Vlera e tyre llogaritet në rreth 3 miliardë dollare, shkruan Lajmi.
Bëhet fjalë për linjën hekurudhore Prizren-Durrës, linjën e gazit për energji Shkup-Prishtinë dhe stacioni multi modat që arrin vlerë 50 milionë dollarë.
“Delegacioni i Kosovës ka filluar përgatitjet qysh para 10 ditëve. Do të ketë projekte madhore që do të prezantohen në Shtëpinë e Bardhë, që kapin vlerën e 3 miliardë dollarësh. Është Hekurudha Prizren-Durrës, linja e gazit për energji Shkup-Prishtinë, stacioni multi modat që arrin vlerë 50 milionë dollarë.” – ka thënë një burim për Lajmin. Takimi pritet të nisë në datën 4 shtator e Kosova përfaqësohet me 8 zyrtarë ndërsa Serbia me katër të tillë.