Vendosni fjalën kyçe....

Në konflikt interesi, Ambasada Holandeze i jep projektin e monitorimit të reformës në drejtësi OJF-së së Gent Ibrahimit


“Sytë te drejtësia – Monitorimi i Reformës në Drejtësi në Shqipëri”.

Kështu titullohet një projekt i Ambasadës Holandeze në Shqipëri, projekt që i është besuar firmës IPLS (Institute for Policy & Legal Studies) e që do financohet nga programi MATRA 2020.

Siç tregohet në shënimin e ambasadës, ky projekt ka për qëllim monitorimin e reformës në drejtësi  dhe ka si objekt institucionet e drejtësisë siç janë Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë e Shkolla e Magjistraturës.

Marrëveshja mes palëve është nënshkruar nga ambasadorja Guusje Korthalt Altes dhe drejtoresha ekzekutive e IPLS-së, Lidra Elezi.

Deri këtu çdo gjë është mirë e bukur. Historia ndërlikohet kur aty del emri i kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili sipas shënimit të bërë prej tij rezulton të jetë drejtor ekzekutiv i IPLS-së.

Nëse shihet profili në Linkedin i këtij të fundit, rezulton se Ibrahimi është drejtori ekzekutiv i kompanisë IPLS-së që prej vitit 2014, së cilës i është besuar projekti i ambasadës holandeze për monitorimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

E thënë thjesht. Ambasada holandeze i ka dhënë projektin e mbikëqyrjes së reformës në drejtësi dhe institucioneve të drejtësisë, mes të cilave edhe KLP-në, një firme të kontrolluar nga shefi i KLP-së, Gent Ibrahimi, në konflikt interesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *