Gazetari i Neës 24, Erjon Skëndaj duke dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur pak orë më parë ku një 65-vjeçar u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka deklaruar se ka pasur edhe një rast të tretë i cili ka tentuar të hidhet nga lartësia.
Sipas , Skëndajt një pacient tjetër ka tentuar të hidhet nga lartësia por është ndalur nga mjekët që të kryentë një veprim të tillë
“65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale”-tha gazetari Skendaj.