Vendosni fjalën kyçe....

Mercedes-Benz publikon modelin e ri të makinave S-class


Prodhuesi i njohur gjerman i makinave luksoze, Mercedes-Benz, pjesë e grupit Daimler AG, ka publikuar zyrtarisht pamjet e para pa kamuflazh të limuzinës luksoze, S-Class.

Gjenerata e re e modelit të njohur do të jetë me dimensione më të mëdha se modeli i vjetër dhe do t’i kthehen edhe rrotat e pasme për ta zvogëluar në masë të madhe qarkun e kthimit.

Modeli i ri do të ketë motorë të ndryshëm, varësisht nga tregu. Për shembull, në Kinë do të mund të blihet modeli me motor me katër cilindra, ndërsa modeli me motorin më të madh është ai me 12 cilindra, shkruan Motor1.

Prodhuesi i njohur do të ofrojë versione me naftë, hibrid dhe me rrymë, ndërsa më vonë pritet të dalë në treg edhe modeli sportive, S63 AMG.

Një ndryshim tjetër është edhe prania e qeseve të ajrit në pjesën ballore për pasagjerët që ndodhen në ulëset e pasme.

Prodhuesi ka plane që të mos i prodhojë më modelet S-Class Coupe dhe S-Class Cabrio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *