Vendosni fjalën kyçe....

Rama porosi drejtuesve të shkollave: Të duruar me fëmijët, jo me rreshtore e britma


Gjatë vizitës së tij në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër një shkollë të rikonstruktuar, nga ku ka dhënë porositë e tij për drejtuesit e këtyre shkollave lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Rama i këshilloi drejtuesit e arsimit dhe mësuesit që t’i shpjegojnë gjithçka fëmijëve, por “jo me rreshtore dhe britma” sikurse shprehet ai.

Ai mori si shembull djalin e tij të vogël, Zahon duke thënë se sa të vështirë e ka ti shpjegojë ati pse nuk duhet të takohet me shokët dhe pse duhet të lajë duart.

“Ky vit shkollor ka sfida. Na është dashur që të marrim këtë vendim të vështirë. Sa e kemi ndjekur, të gjithë shtetet po e marrin. Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bërë këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohesh me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *